Dy zemra. Një sistem dixhital. Çdo hap i procesit.
Rishikuam çdo hap të procesit — nga skanimi dhe planifikimi 3D, tek kontrolli dhe aprovimi i mjekut, te prodhimi, paketimi dhe dorëzimi. Derisa çdo gjë u bë dixhitale, e qartë dhe e bukur për t'u ndjekur.
Çdo rast ka dinamikën e vet — historinë e tij, barcode-in e vet. Ndiqet, kontrollohet, modifikohet kur duhet, aprovohet, prodhohet dhe vazhdon të ndiqet deri në fund të trajtimit.
Teknologjia më e mirë nuk është ajo që e bën procesin të duket më kompleks.
Është ajo që e bën kompleksitetin të duket i thjeshtë.
PLANIFIKIMI ËSHTË ZEMRA E SUKSESIT TONËSepse çdo trajtim i suksesshëm fillon me një planifikim të saktë.
ÇDO PLAN I SAKTË FILLON ME TË DHËNA TË SAKTA.
Procesi fillon me skanimin intraoral, fotografitë klinike, CBCT/DICOM dhe të dhënat e rastit.
Në protokollin Dentsplan, CBCT është i detyrueshëm për segmentimin kockor dhe të rrënjëve, duke krijuar bazën për një planifikim të detajuar të trajtimit.
Që në këtë fazë vlerësohen densiteti dhe struktura kockore, numri dhe pozicioni i rrënjëve, artikulacioni temporomandibular, si dhe elementë individualë si dhëmbët supranumerarë dhe agenezitë.
Sepse përpara se të planifikojmë lëvizjen, duhet të njohim strukturat brenda të cilave ajo do të ndodhë.



Në Dentsplan, plani i trajtimit realizohet nga dentistë, jo nga laborantë.
Çdo pacient ka një plan unik trajtimi, të lidhur me densitetin dhe strukturën kockore, numrin dhe pozicionin e rrënjëve, artikulacionin temporomandibular dhe faktorët e tjerë individualë.
Lëvizja e dhëmbëve planifikohet stage pas stage, duke respektuar biomekanikën dhe ankorimin. Në çdo hap mund të vizualizohen lëvizja e dhëmbëve, lëvizja e rrënjëve, modelimi kockor dhe okluzograma dinamike.
Planifikimi merr në konsideratë edhe shmangien e parakontakteve traumatike gjatë lëvizjes — si ndërmjet dhëmbëve të së njëjtës nofull, ashtu edhe ndërmjet dy nofullave.
Kur rasti e kërkon, mund të krijohet më shumë se një plan trajtimi për të njëjtin pacient, përpara se mjeku të zgjedhë dhe aprovojë drejtimin përfundimtar.



ÇDO LËVIZJE. FORCA E DUHUR. NË VENDIN E DUHUR.
Një plan trajtimi nuk përcakton vetëm ku duhet të shkojë një dhëmb, por edhe si duhet të arrijë atje.
Lëvizjet ndërtohen stage pas stage, duke respektuar biomekanikën, ankorimin dhe protokollet e shpejtësisë së lëvizjes, në raport me densitetin kockor, numrin dhe pozicionin e rrënjëve dhe faktorët individualë të pacientit.
Attachments dizajnohen duke respektuar forcat e nevojshme për çdo dhëmb. Kur është e mundur, përdoret forcë e dedikuar në pika specifike të aligner-it, për të shmangur attachments të tepërta.
Sipas nevojës së rastit, planifikimi mund të përfshijë frontal ramps, pontics për dhëmbët e munguar, elastikë, TADs dhe PADS për korrigjimet e klasave.
Planifikimi ndjek gjithashtu një tendencë për IPR minimale, gjithmonë në varësi të kërkesave klinike të rastit.



PLANI ËSHTË NË DUART E MJEKUT.
Pasi planifikimi 3D përfundon, mjeku mund ta shqyrtojë trajtimin hap pas hapi, përpara se të fillojë prodhimi.
Mund të kontrollojë pozicionet, lëvizjet, rrënjët, okluzionin dhe mekanikat e parashikuara të trajtimit.
Nëse kërkohen ndryshime, mjeku mund të modifikojë planin direkt ose t'i lërë ekipit Dentsplan udhëzimet për modifikimet e kërkuara.
Plani rishikohet dhe përditësohet derisa të arrihet versioni që mjeku dëshiron të aprovojë.



ASNJË RAST NUK KALON NË PRODHIM PA APROVIMIN E MJEKUT.
Pas kontrollit dhe modifikimeve të nevojshme, mjeku jep aprovimin përfundimtar të planit të trajtimit.
Vetëm atëherë rasti kalon nga planifikimi dixhital në prodhim.
Kjo e mban vendimin klinik aty ku duhet të jetë:
TE MJEKU.



NGA PLANI DIXHITAL TE ALIGNER-I.
Pas aprovimit final fillon prodhimi i fazës së planifikuar të trajtimit.
Çdo rast prodhohet sipas planit të aprovuar dhe organizohet individualisht për pacientin. Procesi përfshin teknologjinë e prodhimit, formimin dhe përpunimin preciz të aligner-ave, prerjen me laser dhe kontrollin e çdo faze.
Çdo kuti ka identifikimin dhe barcode-in e vet, duke ruajtur gjurmueshmërinë e rastit nga plani dixhital deri te aligner-at që merr pacienti.



NE NUK VERIFIKOJMË VETËM DESTINACIONIN. VERIFIKOJMË EDHE RRUGËN.
Trajtimi nuk lihet të ecë vetëm mbi bazën e planifikimit fillestar.
Gjatë rrugës realizohet një Mid-Treatment Check Scan, i cili përdoret për MATCH — krahasimin e pozicionit real të dhëmbëve me pozicionin e planifikuar në atë fazë të trajtimit.
Nëse ecuria përputhet me planin: ON TRACK → CONTINUE
Nëse identifikohet nevoja për përshtatje: ADJUSTMENT NEEDED → RE-EVALUATE → UPDATE PLAN → CONTINUE
Sepse një plan i mirë nuk duhet vetëm të projektohet.
DUHET TË VERIFIKOHET GJATË RRUGËS.



TRAJTIMI NDIQET DERI NË FUND.
Pas verifikimit, trajtimi vazhdon sipas planit ose sipas përshtatjeve të bëra gjatë procesit.
Çdo fazë e mëtejshme ruan të njëjtën logjikë: kontroll, verifikim dhe vazhdim, duke respektuar biomekanikën, strukturat biologjike dhe objektivat klinike të pacientit.
Në përfundim të trajtimit aktiv, procesi vazhdon me retainimin e duhur, për të ruajtur rezultatin e arritur.
Sepse për Dentsplan, trajtimi nuk përfundon kur vendoset aligner-i i fundit.
PËRFUNDON KUR REZULTATI ËSHTË ARRITUR, KONTROLLUAR DHE STABILIZUAR.



Të gjitha proceset ndiqen nga Mjekë dhe Laborantë të specializuar.
FROM SCAN TO SMILE. · ONE DIGITAL WORKFLOW. · 360° DENTSPLAN.
Nga ngarkimi i rastit deri te përfundimi i trajtimit, çdo fazë menaxhohet dhe ndiqet në një hapësirë të vetme digjitale.
Pasi planifikimi 3D i trajtimit është gati, mjeku mund ta shqyrtojë të gjithë trajtimin hap pas hapi — nga pozicioni fillestar deri te rezultati final i planifikuar.
Mjeku mund të kontrollojë: lëvizjen e dhëmbëve, lëvizjen e rrënjëve, IPR, attachments, fazat e trajtimit, pozicionin final të planifikuar.
Në Dentsplan, planifikimi nuk është thjesht një simulim i rezultatit final. Është ndërtimi i çdo lëvizjeje të trajtimit — duke marrë në konsideratë dhëmbët, rrënjët, strukturën dhe densitetin kockor, okluzionin, artikulacionin temporomandibular, biomekanikën dhe ankorimin.
PRECIZIONI ËSHTË NË ÇDO DETAJ.
Forma dhe pozicionimi përcaktohen sipas lëvizjes së planifikuar për çdo dhëmb.
Material transparent i avancuar, i përzgjedhur për transparencë, elasticitet dhe komfort maksimal.
Çdo aligner lidhet me rastin dhe pozicionin e tij në sekuencën e trajtimit.
Çdo aligner realizon fazën e aprovuar të planit të trajtimit.
Një planifikim preciz kërkon një prodhim po aq preciz. Çdo aligner prodhohet me standarde zvicerane, duke respektuar çdo parametër të planit të aprovuar.
NGA AFËR. ÇDO HAP I PROCESIT.



.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
.jpeg)
Në Dentsplan, e gjithë seria e aligner-ave nuk prodhohet që në fillim të trajtimit.
Faza e parë e prodhimit vazhdon zakonisht deri rreth Aligner 10/11.
*Afatet varen nga kompleksiteti i rastit, marrja e dokumentacionit të plotë diagnostik, koha e aprovimit dhe, për dërgesat ndërkombëtare, destinacioni dhe transporti.
Dentsplan është ndërtuar për ta bërë trajtimin më të qartë për klinikën dhe më të organizuar për pacientin.
*Sipas kushteve të trajtimit dhe kritereve klinike Dentsplan.
Zgjidhje të personalizuara për ortodonci, trajtime dentare dhe kirurgji
Shërbimi i plotë i aligner-it Dentsplan për klinika dentare në të gjithë botën — nga rasti fillestar deri te ndjekja e trajtimit dhe retentioni.
Zgjerues dhe distalizues të personalizuar.
Pajisje të personalizuara kundër gërhitjes dhe apnesë gjatë natës.
Pllaka të personalizuara, të printuara me material biokompatibël, për pacientë bruksistë.
Guida kirurgjikale të personalizuara për implantologji të guiduar.
Guida kirurgjikale të personalizuara për ndërhyrje kirurgjikale spitalore.
Templates të personalizuara për zbardhim dentar në shtëpi.
Retainers të personalizuar në titan ose material plastik.
Provoni workflow-n Dentsplan me një rast real nga klinika juaj.
KONGRESE · PARTNERITETE · LIGJËRATA AKADEMIKE
Edicioni i dhjetë bashkoi profesionistë të ortodoncisë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni — dy ditë shkëmbimi shkencor e profesional.
INSTAGRAM ↗Edicioni i nëntë — me lektorë kombëtarë e ndërkombëtarë dhe program të fokusuar te trajtimet bashkëkohore ortodontike.
INSTAGRAM ↗
Tre ditë prezantimesh, diskutimesh dhe shkëmbimi profesional ndërmjet ekspertëve të fushave të ndryshme të shkencave mjekësore.
INSTAGRAM ↗
Një aktivitet multidisiplinar që bashkoi profesionistë, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme të shkencave mjekësore.
INSTAGRAM ↗
Me pjesëmarrjen e stafit akademik dhe studentëve nga viti i parë deri në vitin e pestë, u krijua një hapësirë e vlefshme për shkëmbim njohurish dhe diskutime profesionale.
INSTAGRAM ↗Për pyetje, informacion apo mundësi bashkëpunimi, ekipi Dentsplan është këtu për t'ju dëgjuar.
Ky shërbim skanimi fizik është i disponueshëm vetëm për klinikat partnere në Shqipëri. Klinikat ndërkombëtare me skaner intraoral dërgojnë rastet direkt në Dentsplan Portal.